Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 10 dhe 11 maj 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet e reja janë:
- Nafta (dizel): 1.61 euro për litër
- Benzina: 1.50 euro për litër
- Gasi: 0.79 euro për litër
Vendimi hyn në fuqi nga ora 10:00 dhe vlen për ditën e diel dhe të hënën.
Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre për çmimet përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

