Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për ditën e shtunë, më 20 qershor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa benzina është kufizuar në 1.33 euro për litër.
Ndërkaq, MINTI ka vendosur edhe çmimin maksimal të gazit, i cili është caktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime janë pjesë e mekanizmit të monitorimit dhe rregullimit të tregut të derivateve, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga luhatjet e mëdha të çmimeve dhe abuzimet e mundshme në treg.
Sipas njoftimit, çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 18 qershor 2026 dhe mbesin në fuqi deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.

