Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për produktet e derivateve të naftës që do të vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi tavan i naftës është caktuar në 1.54 euro për litër, ndërsa benzina do të mund të shitet deri në 1.40 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin (LPG) është përcaktuar në 0.68 euro për litër.
Ministria thekson se publikimi i rregullt i çmimeve tavan bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe monitorimit të tregut të karburanteve në vend.
Qytetarët dhe operatorët ekonomikë obligohen t’u përmbahen çmimeve të përcaktuara nga autoritetet kompetente.
Çmimet tavan për sot:
- Nafta: 1.54 €/litër
- Benzina: 1.40 €/litër
- Gazi (LPG): 0.68 €/litër

