Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani, votoni dhe ndikoni për Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
06/05/2026
in Lajme
0
Osmani thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani, votoni dhe ndikoni për Kosovën
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që të angazhohen në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar të regjistrohen dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Përmes një video-mesazhi drejtuar mërgatës, Osmani tha se diaspora ka qenë gjithmonë pranë Kosovës në momentet më të vështira dhe se edhe tani vendi ka nevojë për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre.

“Atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj dhe për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë ose regjistrohuni për të votuar”, u shpreh ajo.

Osmani kujtoi lidhjen e ngushtë me diasporën gjatë mandatit të saj në Presidencë, duke theksuar se takimet dhe komunikimi me bashkatdhetarët kanë qenë ndër përvojat më të rëndësishme të angazhimit të saj publik.

Ajo vlerësoi rolin historik të mërgatës shqiptare në ruajtjen dhe mbështetjen e Kosovës, duke thënë se diaspora e mbajti gjallë vendin në periudhat më të vështira dhe kontribuoi në ringritjen e tij pas luftës.

Sipas Osmanit, sa më afër që diaspora të jetë me vendimmarrjen në Kosovë, aq më i fortë bëhet shteti. Në fund të mesazhit ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve: “Regjistrohuni, votoni, ndikoni”.

Related

Previous Post

Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat, emërimet e reja cenojnë institucionet

Next Post

Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për Kosovën në BE: S’mund të veçohemi nga Ballkani Perëndimor

Next Post
Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për Kosovën në BE: S’mund të veçohemi nga Ballkani Perëndimor

Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për Kosovën në BE: S’mund të veçohemi nga Ballkani Perëndimor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.