Kosova do të përfshihet nga mot shumë i nxehtë gjatë ditës së mërkurë, me temperatura që do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, paraditja do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa nga mesdita, e sidomos gjatë orëve të pasdites, pritet shtim i vranësirave dhe zhvillim i proceseve konvektive.
Si pasojë, në disa zona të vendit priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 34°C.
Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, ndërsa në zonat ku priten stuhi të tregojnë kujdes për shkak të reshjeve intensive dhe mundësisë për breshër.

