Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Parlamenti Evropian: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt BE-së

Qendra Info by Qendra Info
12/07/2026
in Lajme
0
Parlamenti Evropian ndryshon rregullat e azilit, Kosova shpallet vend i sigurt
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian ka përsëritur se Serbia duhet të dëshmojë një përkushtim të qartë ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian, duke theksuar se përparimi në procesin e anëtarësimit është i mundur vetëm përmes reformave të thella demokratike dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Parlamenti Evropian ritheksoi se Serbia duhet të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike.

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Parlamenti Evropian theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për tejkalimin e krizës politike në Serbi.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fotografinë e publikuar bashkë me postimin rikujtohet se Serbia mban statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012, ndërsa në katër vitet e fundit nuk ka arritur të hapë asnjë kapitull të ri negociues.

Vetëm pak ditë më parë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku kërkoi që Bashkimi Evropian të shqyrtojë pezullimin e fondeve për Serbinë, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me sundimin e ligjit, marrëdhëniet me Kosovën, presionin ndaj mediave dhe forcimin e bashkëpunimit me Rusinë.

Rezoluta u miratua me 468 vota pro, 116 kundër dhe 79 abstenime, duke reflektuar një mbështetje të gjerë për qëndrimin kritik ndaj autoriteteve serbe.

Ndërkohë, përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në takimin e zhvilluar në Bruksel, nuk arritën konsensus për hapjen e grupkapitullit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë.

Edhe pse Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e këtij grupkapitulli, duke vlerësuar se Serbia kishte përmbushur kriteret teknike, disa shtete anëtare – përfshirë Holandën, Suedinë, Belgjikën, Finlandën, Kroacinë, Bullgarinë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – shprehën kundërshtime ose rezerva, duke bllokuar avancimin e mëtejshëm të procesit negociues.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor: Virgjëresha gjen shpirtin binjak, Gaforrja shkëlqen si udhëheqëse

Next Post

Senatori Amerikan Ro Khanna: Kolonë izraelitë të armatosur na bllokuan për më shumë se një orë në Bregun Perëndimor

Next Post
Senatori Amerikan Ro Khanna: Kolonë izraelitë të armatosur na bllokuan për më shumë se një orë në Bregun Perëndimor

Senatori Amerikan Ro Khanna: Kolonë izraelitë të armatosur na bllokuan për më shumë se një orë në Bregun Perëndimor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.