Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK: RDK rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë, akuzon Kurtin për shkelje të Kushtetutës

Qendra Info by Qendra Info
29/08/2026
in Lajme
0
PDK: RDK rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë, akuzon Kurtin për shkelje të Kushtetutës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar të shtunën një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke e rrethuar atë me shirit të rrezikshmërisë, në shenjë proteste ndaj asaj që e cilëson si shkelje të Kushtetutës dhe rrezikim të rendit institucional.

Në një konferencë për media, sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, tha se aksioni synon të tërheqë vëmendjen ndaj situatës politike dhe institucionale në vend.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës”, deklaroi Gjata, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për tejkalim të kompetencave kushtetuese.

Sipas tij, Kurti dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar janë betuar më 6 gusht si deputetë, ndërsa, sipas RDK-së, vazhdojnë njëkohësisht ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

RDK pretendon gjithashtu se Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar për shkak të bllokadës politike dhe se kjo situatë po dëmton funksionimin normal të institucioneve.

“Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, tha Gjata.

RDK theksoi se aksioni është simbolik dhe se mesazhi i saj është që asnjë individ apo subjekt politik nuk duhet të jetë mbi Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator

Next Post

Kurti pret boksieren Donjeta Sadiku: “Fitorja në Taranto 2026 është historike”

Next Post
Kurti pret boksieren Donjeta Sadiku: “Fitorja në Taranto 2026 është historike”

Kurti pret boksieren Donjeta Sadiku: “Fitorja në Taranto 2026 është historike”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.