Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK refuzon takimin e thirrur nga Haxhiu: “Tentativë manipulimi, ne do të jemi në Kuvend”

Qendra Info by Qendra Info
15/08/2026
in Lajme
0
PDK mban mbledhjen e Kryesisë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e së martës të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike.

Takimi është thirrur me qëllim të zhvillimit të dialogut politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

Megjithatë, PDK-ja e ka refuzuar ftesën, duke e konsideruar atë si një përpjekje për manipulim të situatës politike dhe të afateve kushtetuese.

Ismaili: Haxhiu duhej t’i shkruante Deharit

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, konfirmoi të shtunën se përfaqësuesit e partisë nuk do të marrin pjesë në takim.

Ai kritikoi mënyrën se si është bërë thirrja nga Haxhiu, duke thënë se ajo fillimisht do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, për thirrjen e seancës.

“Kjo është edhe një tentativë manipulimi për afate. Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën”, deklaroi Ismaili.

Sipas tij, nuk ka logjikë që ushtruesja e detyrës së presidentes të zhvillojë takime me liderët politikë ndërkohë që, sipas PDK-së, duhet të ndërmerren hapa institucionalë për thirrjen e seancës së Kuvendit.

“Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit?”, tha ai.

“PDK-ja nuk do të jetë në atë takim”

Ismaili e bëri të qartë qëndrimin e partisë:

“PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend.”

Refuzimi i PDK-së e vështirëson edhe më tej përpjekjen për të krijuar një tryezë të përbashkët të partive politike, në një kohë kur Kosova vazhdon të përballet me ngërç institucional dhe pamundësi për funksionalizimin e plotë të institucioneve të reja.

Takimi i thirrur nga Haxhiu është paraparë të mbahet të martën në orën 09:00.

Related

Previous Post

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Beograd, i caktohen 30 ditë paraburgim

Next Post

AAK refuzon takimin e Haxhiut: “Nuk ju japim alibi për zvarritjen e bllokadës”

Next Post
Kurti nis një përpjekje të re për konstituimin e institucioneve, Aleanca konfirmon ftesën për takim

AAK refuzon takimin e Haxhiut: “Nuk ju japim alibi për zvarritjen e bllokadës”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.