Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të kësaj përkrahjeje në proceset e integrimit ndërkombëtar.
Ajo ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një ndër objektivat kryesore strategjike të vendit, duke kërkuar mbështetjen e Finlandës në avancimin e këtij procesi.
Në takim është diskutuar gjithashtu për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet partnere në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Diskutohet edhe për investimet finlandeze në Kosovë
Një pjesë e takimit i është kushtuar mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë.
Presidentja ka theksuar potencialin për bashkëpunim në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale, duke i cilësuar këto fusha me interes të përbashkët për të dy vendet.
Takimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
