Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për ditën e hënë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër, duke mbetur i pandryshuar krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të zbatohen në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.

