Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive dëshmojnë se drejtësia për krimet e luftës ende nuk është vënë në vend

Qendra Info by Qendra Info
03/08/2026
in Lajme
0
Afati 30-ditor është i qartë, pse Haxhiu ende nuk e ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit?.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për zbulimin e një varreze të dytë masive në komunën e Zubin-Potokut, duke e cilësuar këtë një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Haxhiut, zbulimi i varrezave masive dëshmon se drejtësia për krimet e luftës ende nuk është vënë plotësisht në vend dhe se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve.

Ajo theksoi se shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të territorit të Kosovës ka qenë parakusht për identifikimin e lokacioneve të dyshuara, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e viktimave.

Haxhiu shprehu mirënjohje për Policinë e Kosovës, ekipet profesionale, ekspertët e mjekësisë ligjore dhe të gjitha institucionet që janë të angazhuara në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur me dhunë.

“Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë”, theksoi ajo.

Në fund, ministrja në detyrë shprehu solidaritet me familjet e viktimave, duke nënvizuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe nderimin me dinjitet të kujtimit të viktimave të luftës.

Related

Previous Post

Kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Next Post

Publikohen çmimet e derivateve për të hënën, ja sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Publikohen çmimet e derivateve për të hënën, ja sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.