Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama nga Italia propozon “BE-në me faza”: Integrim gradual pa veto, Shqipëria dhe vendet kandidate në tryezën evropiane – “Çdo kapitull i përfunduar duhet të sjellë të drejta”

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2026
in Lajme
0
Rama nga Italia propozon “BE-në me faza”: Integrim gradual pa veto, Shqipëria dhe vendet kandidate në tryezën evropiane – “Çdo kapitull i përfunduar duhet të sjellë të drejta”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur propozimin për një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bazuar në integrimin gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Nga Forumi i Cernobbios në Itali, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë mundësi të përfshihen gradualisht në tregun e përbashkët dhe programet evropiane, pa e pasur fillimisht të drejtën e vetos.

Rama argumentoi se procesi i integrimit duhet të nisë nga përfitimet konkrete të anëtarësimit, ndërsa vendet kandidate përmbushin kriteret dhe avancojnë në procesin e negociatave.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama.

“S’na duhet kompetenca e vetos”

Kryeministri shqiptar tha se nuk beson se vendet anëtare të BE-së do të ishin të gatshme që Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate të marrin menjëherë të gjitha kompetencat e një vendi anëtar, përfshirë të drejtën e vetos.

“Nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’”, u shpreh Rama.

Sipas tij, vendet kandidate nuk kanë nevojë të presin anëtarësimin e plotë për t’u përfshirë në mekanizmat evropianë.

“Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Imagjinoni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne”, vijoi ai.

Rama: Çdo kapitull i përfunduar duhet të sjellë të drejta

Duke folur për modelin e integrimit gradual, Rama propozoi që vendet kandidate të marrin të drejta konkrete në përputhje me kapitujt që përfundojnë gjatë negociatave.

Ai e përshkroi procesin me një metaforë, duke iu referuar vendeve kandidate si “7 fëmijët e Ursulës”, në një koment me tone ironike ndaj procesit burokratik të zgjerimit.

“Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit: jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik. Të 7 fëmijët, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë në tryezë si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët. Por duhet të jenë rreth asaj tryeze, ndërkohë që përmbushin kriteret”, tha Rama.

Sipas tij, përfundimi i secilit kapitull duhet të shoqërohet me integrim në atë fushë.

“Çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli. Nëse mbyll kapitullin për shkencën, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta. Çdokush që duhet të marrë më shumë nga tryeza, i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm”, deklaroi kryeministri.

Rama për Serbinë: “Duhet ta kemi në tryezën evropiane”

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Serbia dhe marrëdhënia e saj me Bashkimin Evropian.

Duke komentuar rastin e Ratko Mladiqit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”, Rama kritikoi idenë e një ceremonie shtetërore për përcjelljen e tij dhe argumentoi se Serbia duhet të mbetet e angazhuar në procesin evropian.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Europës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë? Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, theksoi Rama.

Një model alternativ për zgjerimin e BE-së

Propozimi i Ramës synon që vendet kandidate të mos mbeten jashtë strukturave evropiane deri në përfundimin e të gjithë procesit të anëtarësimit.

Sipas kësaj qasjeje, integrimi do të zhvillohej në mënyrë graduale: vendet që përmbushin kriteret në fusha të caktuara do të përfitojnë të drejta dhe pjesëmarrje në ato fusha, ndërsa procesi i anëtarësimit të plotë do të vijonte paralelisht.

Rama e sheh këtë model si një mënyrë për ta bërë zgjerimin e BE-së më funksional dhe për t’u dhënë vendeve kandidate përfitime konkrete shumë më herët se anëtarësimi i plotë.

Related

Previous Post

Ermal Sadiku: “Pyetja nuk është vetëm çfarë po i lejoni Kurtit sot, por çfarë po ia lejoni çdo kryeministri pas tij”

Next Post

Deri në 500 euro ndihmë shtesë për kujdes në Gjermani – kush përfiton

Next Post
Pesë vjet punë në Gjermani mjaftojnë për pension, por shuma mbetet e ulët

Deri në 500 euro ndihmë shtesë për kujdes në Gjermani – kush përfiton

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.