Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Po përgatisim Programin Kombëtar për Inteligjencën Artificiale, do të jetë i detyrueshëm për administratën

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2026
in Lajme
0
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në, Rama merr pjesë në Konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një Program Kombëtar për aftësimin në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, i cili do të jetë i hapur për individët dhe i detyrueshëm për administratën publike.

Duke folur në Forumin e Dytë të Inovacionit, Rama tha se Shqipëria po planifikon gjithashtu investime në një strukturë publike “cloud”, një kapacitet kombëtar kompjuterik dhe një katalog kombëtar të të dhënave të hapura. Sipas tij, po shqyrtohet edhe mundësia e ngritjes së qendrave të të dhënave.

“Programi kombëtar për aftësimin në teknologjinë e inteligjencës artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ngritja e një strukture publike “cloud” dhe e një kapaciteti kombëtar kompjuterik është e domosdoshme për të mundësuar aksesin e sigurt në të dhënat shtetërore, si për sipërmarrjen, ashtu edhe për botën akademike.

“Është domosdoshmëri që ne tanimë të ngremë një strukturë publike ‘cloud-i’ dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurtë qoftë për sipërmarrjen, qoftë për botën akademike”, tha ai.

Rama tha gjithashtu se një katalog kombëtar i të dhënave të hapura, me standarde ndërveprueshmërie, do të ndihmonte në ndërtimin më të shpejtë dhe më të saktë të shërbimeve dhe platformave. Ai bëri të ditur se qeveria ka nisur të shqyrtojë edhe mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave, duke nënvizuar se kjo është një çështje më komplekse nga sa duket.

Sipas Ramës, ekziston një hendek i konsiderueshëm në përdorimin e teknologjisë në sektorin privat. Ai tha se vetëm 24 për qind e bizneseve tregtojnë online, ndërsa rreth 9 për qind përdorin Inteligjencën Artificiale. Për këtë arsye, qeveria planifikon pilotime mes institucioneve publike dhe kompanive private në sektorët e turizmit, bujqësisë, shëndetësisë dhe financës.

“Kemi në plan të bëjmë disa pilotime midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private në sektorin e turizmit, të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të financës, në mënyrë që të nxisim inovacionin dhe të nxisim rritjen e përdorimit të teknologjisë në këta sektorë kyç”, shtoi ai.

Rama bëri të ditur se qeveria po punon edhe për ndërtimin e një sistemi 360-gradësh të prokurimit publik me Inteligjencë Artificiale, si dhe për rikonceptimin e platformës e-Albania, e cila pritet të kalojë në gjeneratën e dytë, të quajtur “e-Albania 2.0”.

“Jemi duke punuar intensivisht për të ndërtuar të parin sistem 360-gradë të prokurimit publik me inteligjencë artificiale dhe për të ridizajnuar e-Albania-n dhe për të hyrë në gjeneratën e dytë të saj, e-Albania 2.0, me standarde të reja shërbimi dhe me një aksesueshmëri shumë më të lehtë”, deklaroi Rama.

Ai përmendi gjithashtu platformën Diella, duke thënë se ajo tashmë është konsoliduar dhe se qeveria po punon për zgjerimin e modulit me fëmijët e Diellës edhe në zona të tjera të administrimit publik.

Në fund të fjalës së tij, Rama iu referua edhe eksperiencës së qeverisë me AKSHI-n, duke kritikuar, sipas tij, disa qasje që nuk kanë qenë në përputhje me standardet ligjore dhe etike të kompanive të përfshira në këtë sektor.

“Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive […] kam parasysh edhe diçka tjetër, standardet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes”, tha Rama.

Related

Previous Post

Von der Leyen dënon funeralin e Ratko Mladiçit: “Imazhet ishin tronditëse”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.