Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon vendet me shpenzime të ulëta të mbrojtjes

Qendra Info by Qendra Info
02/07/2026
in Lajme
0
Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon vendet me shpenzime të ulëta të mbrojtjes
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pozicioni i Shqipërisë si vend pritës i samitit të NATO-s për vitin e ardhshëm është vënë në pikëpyetje, për shkak të mungesës së progresit në përmbushjen e objektivave të aleancës për shpenzimet në mbrojtje.

Sipas raportimeve të Euronews, draft-deklarata përfundimtare e samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara më 7-9 korrik, nuk përfshin asnjë referencë për mbajtjen e samitit pasues në Shqipëri, ndonëse Tirana ishte përmendur më herët si mikpritëse e mundshme.

Burime nga NATO bëjnë të ditur se mospërfshirja e Shqipërisë në dokumentin përfundimtar është një sinjal i qartë presioni ndaj Tiranës. Sipas tyre, aleanca po dërgon një “mesazh të fortë” se Shqipëria mund të humbasë të drejtën për të organizuar samitin, nëse nuk ndërmerr hapa konkretë për rritjen e investimeve në mbrojtje.

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që deri në vitin 2035 të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithatë, Shqipëria aktualisht shpenzon rreth 1.49 për qind të PBB-së, duke mbetur jo vetëm larg objektivit të ri prej 5 për qind, por edhe nën pragun bazë prej 2 për qind.

Shqipëria nuk është e vetmja që po përballet me kritika. Edhe Sllovenia dhe Çekia janë përmendur si vende që, sipas burimeve të NATO-s, nuk po kontribuojnë mjaftueshëm në forcimin e mbrojtjes kolektive.

Shtetet e Bashkuara kanë ashpërsuar tonet ndaj aleatëve që shpenzojnë më pak për mbrojtje. Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se vendet evropiane nuk mund të vazhdojnë të “përfitojnë falas” nga arkitektura e sigurisë.

Sipas tij, Uashingtoni kërkon prova të qarta se vendet anëtare ndodhen në një trajektore të besueshme për të arritur objektivin prej 5 për qind brenda afatit të dakorduar.

Në samitin e NATO-s në Ankara pritet të marrin pjesë të 32 vendet anëtare të aleancës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar pjesëmarrjen, së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Po ashtu, i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe liderë nga Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Related

Previous Post

Botërori 2026: SHBA kualifikohet ndaj Bosnjës, Belgjika përmbys Senegalin në dramë; Anglia kalon me vuajtje

Next Post

OKB në krizë financiare: Paratë mbarojnë në gusht, organizata pret donacione për të mbijetuar

Next Post
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së 2025: Palestina, Ukraina dhe reforma e OKB-së në fokus

OKB në krizë financiare: Paratë mbarojnë në gusht, organizata pret donacione për të mbijetuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.