Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur konkurs për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues, duke ftuar të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të aplikojnë për t’u bërë pjesë e institucioneve të sigurisë në vend.
Sipas njoftimit, pozitat janë të ndara në këto institucione:
- Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita
- Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita
- Burgu i Sigurisë së Lartë – 20 pozita
Afati për aplikim nis më 20 maj 2026 dhe përfundon më 19 qershor 2026.
Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë thirrje për aplikim, duke e cilësuar Shërbimin Korrektues si një nga institucionet kyçe për sigurinë dhe rendin në Republikën e Kosovës.
Kandidatët e interesuar mund të gjejnë detajet e konkursit dhe formularin e aplikimit në faqen zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

