Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëria përmbyll me sukses presidencën e SEECP: Në Tiranë mbahet ministeriali i bashkëpunimit rajonal

16/06/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Shqipëria përmbyll me sukses presidencën e SEECP: Në Tiranë mbahet ministeriali i bashkëpunimit rajonal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është sot mikpritëse e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), duke finalizuar presidencën njëvjeçare të këtij forumi rajonal nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë europiane”.

Eventi i nivelit të lartë mbahet në kryeqytetin shqiptar dhe do të hapet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP-së. Tema qendrore e këtij sesioni është “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”, duke reflektuar përkushtimin e vendeve pjesëmarrëse për një të ardhme të përbashkët europiane.

Në samit marrin pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë nga 13 vendet e Evropës Juglindore, ndërsa gjatë punimeve pritet të theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal si një shtyllë e fortë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kanë theksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të çuar përpara procesin e integrimit evropian të të gjithë rajonit. “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare… Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkruan Rama në një reagim publik.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 14:30 do të zhvillohet pritja e delegacioneve nga presidenti Begaj, pas së cilës ai do të mbajë fjalën hapëse. Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, liderët do të zhvillojnë edhe takime bilaterale për të thelluar më tej marrëdhëniet mes vendeve pjesëmarrëse.

Në përfundim të samitit, Shqipëria do t’i dorëzojë presidencën Bullgarisë. Presidenti Begaj do t’i kalojë stafetën homologut bullgar Rumen Radev, në një ceremoni zyrtare. Po ashtu, në mbyllje do të mbahet një deklaratë për shtyp nga Presidenti Begaj, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Gjatë presidencës së saj për periudhën qershor 2024 – qershor 2025, Shqipëria ka kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, duke mbështetur zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe duke përshpejtuar procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.

SEECP përfshin 13 vende anëtare: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Kosovën dhe Turqinë. Të gjitha këto vende janë gjithashtu anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), që mbështet zbatimin e vendimeve dhe projekteve të SEECP-së.

I nisur në vitin 1996 në Sofje dhe me samitin e parë të zhvilluar në Kretë në vitin 1997, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore synon forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe transformimin e rajonit në një zonë paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi.

Related

Previous Post

ZKA nxjerr në pah mangësitë në Ministrinë e Mbrojtjes: Kompensim jo i plotë për pjesëtarët e FSK-së dhe shkelje të afateve ligjore

Next Post

Samiti i G7 në Kanada: Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë në fokus

Next Post
Samiti i G7 në Kanada: Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë në fokus

Samiti i G7 në Kanada: Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë në fokus

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

18/07/2025
Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

18/07/2025
Tragjedi në Elbasan: Dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin ndërsa ruanin bagëtitë

Tragjedi në Elbasan: Dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin ndërsa ruanin bagëtitë

18/07/2025
Robot Ndërtimi Instalojnë Ashensorë në Kulla të Larta: Inovacioni i Ri i Schindler në Austri

Robot Ndërtimi Instalojnë Ashensorë në Kulla të Larta: Inovacioni i Ri i Schindler në Austri

18/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

18/07/2025
Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

18/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info