Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

ZKA nxjerr në pah mangësitë në Ministrinë e Mbrojtjes: Kompensim jo i plotë për pjesëtarët e FSK-së dhe shkelje të afateve ligjore

16/06/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
ZKA nxjerr në pah mangësitë në Ministrinë e Mbrojtjes: Kompensim jo i plotë për pjesëtarët e FSK-së dhe shkelje të afateve ligjore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin për vitin 2024 mbi Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilin ka evidentuar një sërë mangësish në menaxhimin financiar dhe administrativ të këtij dikasteri, përfshirë kompensimin jo të plotë për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), keqmenaxhimin e kontratave, si dhe shkelje të afateve ligjore për mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre.

Sipas raportit të ZKA-së, Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të kompensojë në mënyrë të plotë punën jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së. Në shumicën e rasteve, kompensimi është bërë përmes ditëve të pushimit, ndonëse edhe kjo nuk është zbatuar tërësisht. Auditorët paralajmërojnë se kjo qasje jo vetëm që ndikon negativisht në motivimin e pjesëtarëve të FSK-së, por mund ta ekspozojë Ministrinë ndaj padive gjyqësore në të ardhmen.

“Ministria në fund të vitit ka filluar të paguaj punën jashtë orarit të pjesëtarëve të FSK-së duke i kompensuar për periudhën janar – maj 2024. Megjithatë, pjesën më të madhe të vitit, për shkak të mungesës së buxhetit, ka zbatuar kompensimin me ditë pushimi, të cilat gjithashtu nuk janë realizuar plotësisht”, thuhet në raportin e publikuar.

Raporti gjithashtu vë në pah se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 97% të buxhetit të saj për vitin 2024 – mbi 169 mijë euro – me problemet më të mëdha të evidentuara në menaxhimin e kontratave dhe barnave mjekësore.

Në aspektin administrativ, ZKA ka identifikuar raste ku pozitat janë mbajtur me ushtrues detyre përtej afatit ligjor. Konkretisht, në dy raste, personat kanë ushtruar detyrën që nga tetori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2025, duke shkelur rregulloret ligjore për emërimet në pozita publike. Sipas auditorëve, komisionet e rekrutimit nuk kanë treguar kujdes të mjaftueshëm në trajtimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm.

Mangësi janë identifikuar edhe në sektorin e mallrave dhe shërbimeve, ku veçanërisht theksohet keqmenaxhimi i barnave mjekësore. Sipas ZKA-së, menaxhimi i barnave nuk është bërë përmes sistemit elektronik “e-pasuria”, por në mënyrë fizike, duke krijuar pasaktësi në të dhënat për stokun real. Për më tepër, barnat e skaduara janë ruajtur për vite me radhë në ambiente të papërshtatshme në regjimentin e mjekësisë, ndonëse gjatë auditimit janë ndërmarrë hapa për zhvendosjen e tyre në kushte më të përshtatshme.

Raporti për vitin 2023 kishte rezultuar me pesë rekomandime për Ministrinë e Mbrojtjes, por vetëm dy prej tyre janë zbatuar plotësisht, një është përsëritur dhe dy të tjera janë zbatuar pjesërisht, konstaton ZKA.

Zyra Kombëtare e Auditimit i bën thirrje Ministrisë që të adresojë seriozisht këto gjetje dhe të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e qeverisjes financiare dhe administrative, në mënyrë që të shmangen shkeljet e përsëritura dhe të rritet efikasiteti institucional.

Related

Previous Post

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran: Sulme të reja, qindra viktima dhe tension ndërkombëtar

Next Post

Shqipëria përmbyll me sukses presidencën e SEECP: Në Tiranë mbahet ministeriali i bashkëpunimit rajonal

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

18/07/2025
Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

18/07/2025
Tragjedi në Elbasan: Dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin ndërsa ruanin bagëtitë

Tragjedi në Elbasan: Dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin ndërsa ruanin bagëtitë

18/07/2025
Robot Ndërtimi Instalojnë Ashensorë në Kulla të Larta: Inovacioni i Ri i Schindler në Austri

Robot Ndërtimi Instalojnë Ashensorë në Kulla të Larta: Inovacioni i Ri i Schindler në Austri

18/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

“Kiss Cam” i shkriu emocionet… edhe martesën? CEO kapet ngushtë me kolegen, kërkon falje, por rrjeti s’ka mëshirë!

18/07/2025
Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

Kosova U20 eliminohet nga Zvicra në çerekfinale të Kampionatit Evropian të FIBA-s

18/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info