Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të heroinës, masa sigurie për dy të dyshuar në Shqipëri

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal ndërkombëtar që trafikonte kokainë nga Amerika Latine – 16 masa sigurie të kërkuara nga SPAK
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar heroine nga Shqipëria drejt Danimarkës, përmes Suedisë, në një operacion të përbashkët me autoritetet daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin me inicialet M.L. (alias G.), ndërsa për shtetasin E.L. janë vendosur masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Vendimet janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit më 14 maj.

Hetimet kanë zbuluar se grupi kriminal ka operuar në periudhën tetor 2023 – janar 2024, ku në të paktën shtatë episode dyshohet se ka trafikuar heroinë drejt tregut danez, duke e futur fillimisht përmes territorit suedez.

Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike përpunohej dhe përzihej me substanca si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim rritjen e sasisë për shitje dhe maksimizimin e fitimeve nga aktiviteti kriminal.

Gjithçka nisi pas nisjes së hetimeve nga autoritetet daneze në gusht të vitit 2023, në kuadër të procedimit të koduar “Operacioni Bacchus”, ku ishin vënë nën vëzhgim shtetas shqiptarë dhe të huaj të dyshuar për trafik dhe shpërndarje heroine në Danimarkë.

Nga hetimet e përbashkëta, deri tani janë identifikuar dhe proceduar tre persona në Danimarkë, ndërsa në Shqipëri dy persona të tjerë dyshohet se kanë luajtur rol aktiv në rrjetin kriminal.

SPAK bëri të ditur se hetimet janë ende në vijim, me synimin për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Autoritetet shqiptare theksuan se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë kyç në zbardhjen e rastit, ndërsa rikujtuan se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Related

Previous Post

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Kosova s’po kërkon privilegje, por meritë

Next Post

Merz godet SHBA-në e Trump: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në Amerikë

Next Post
Merz godet SHBA-në e Trump: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në Amerikë

Merz godet SHBA-në e Trump: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në Amerikë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.