Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Kosova s’po kërkon privilegje, por meritë

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Kosova s’po kërkon privilegje, por meritë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar avancim konkret të Kosovës në procesin e integrimit evropian, përfshirë dhënien e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë konferencës së përbashkët me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.

Në vizitën e parë zyrtare të komisioneres Kos në Kosovë që nga marrja e mandatit, Kurti tha se Kosova ka bërë progres të qëndrueshëm në demokraci, ekonomi dhe sundim të ligjit, duke theksuar se vendi meriton njohje konkrete nga Brukseli.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se Kosova mbetet një nga vendet më pro-evropiane në rajon, me rreth 90 për qind mbështetje publike për anëtarësimin në BE, duke shtuar se Prishtina është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Kurti bëri të ditur se Kosova tashmë ka përfituar 61.8 milionë euro para-financim nga Plani i Rritjes i BE-së, por paralajmëroi se bllokadat politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional po rrezikojnë zbatimin e reformave dhe humbjen e afateve të rëndësishme.

Në fjalimin e tij, ai ngriti edhe çështjen e sigurisë rajonale, duke akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmet në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc, duke kërkuar llogaridhënie ndërkombëtare.

“Kemi një fqinj agresor që na sulmon në vend se të bashkëpunojë”, u shpreh Kurti.

Duke folur për marrëdhëniet me BE-në, ai nënvizoi se Kosova nuk po kërkon trajtim të favorshëm.

“Nuk po kërkojmë as rrugë të shkurtra e as derë të pasme, vetëm proces meritor”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit për incidentin në Skenderaj

Next Post

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të heroinës, masa sigurie për dy të dyshuar në Shqipëri

Next Post
Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal ndërkombëtar që trafikonte kokainë nga Amerika Latine – 16 masa sigurie të kërkuara nga SPAK

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të heroinës, masa sigurie për dy të dyshuar në Shqipëri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.