Dhomat e Specializuara të Kosovës ka njoftuar se janë caktuar seanca të reja për periudhën 11–15 maj në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e parë do të nisë sot nga ora 09:30.
Në këtë rast janë të përfshirë edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj, të cilët u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe një ditë më pas u transferuan në paraburgimin e Hagës.
Ndërkohë, sipas Speciales, fletarrestimi ndaj Thaçit ishte dorëzuar në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024.
Po ashtu, Hajredin Kuçi kishte marrë aktakuzën e konfirmuar dhe fletëthirrjen për paraqitjen e parë para gjykatës më 9 dhjetor.
Sipas aktakuzës, Thaçi akuzohet se individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me persona të tjerë ka ndjekur një model sjelljeje që synonte pengimin e personave zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre.
Në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

