Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sulmi ndaj centralit në Emirate rrit tensionet, Trump mbledh urgjent ekipin e sigurisë për Iranin

Qendra Info by Qendra Info
18/05/2026
in Lajme
0
Emiratet rihapin qiellin: fluturimet rikthehen pas tensioneve në Lindjen e Mesme
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Frika për një rikthim të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme është shtuar ndjeshëm, pasi një sulm me dron ndaj infrastrukturës pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe ka alarmuar rajonin dhe Uashingtonin.

Si pasojë e zhvillimeve të fundit, presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën një mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë kombëtare, ku fokusi kryesor do të jetë situata me Iranin dhe opsionet e mundshme të reagimit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, në tryezën e diskutimeve mund të jenë edhe skenarë të mundshëm ushtarakë ndaj Teheranit, ndërsa administrata amerikane po rrit presionin diplomatik dhe retorik ndaj regjimit iranian.

Trump ka paralajmëruar se “koha po mbaron” për Iranin, duke kërkuar një ofertë më serioze në negociatat për programin bërthamor. Ai ka bërë të qartë se në mungesë të një marrëveshjeje, Irani mund të përballet me “goditje shumë më të ashpra”.

Tensionet u rritën pas incidentit në Emirate, ku sipas autoriteteve, tre dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit. Dy prej tyre u neutralizuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa një tjetër goditi një gjenerator elektrik pranë centralit Barakah.

Megjithëse Emiratet nuk e kanë akuzuar drejtpërdrejt Iranin, zyrtarë të lartë e kanë cilësuar ngjarjen si “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal.

Ndërkohë, Trump ka intensifikuar konsultimet me aleatët. Të dielën ai zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa një ditë më parë kishte mbledhur ekipin e sigurisë kombëtare në Virginia.

Në takimet për situatën kanë marrë pjesë figura kyçe të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, sekretarin e shtetit Marco Rubio, drejtorin e CIA-s John Ratcliffe dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në anën tjetër, Katari dhe Pakistani po shtojnë përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar mes SHBA-së dhe Iranit, në përpjekje për të shmangur një konflikt të ri të hapur në rajon.

Related

Previous Post

Pak orë para protestës së studentëve në Shkup, reagon Izet Mexhiti: Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

Next Post

Takimet sekrete të Rubio me ‘Gaforren’, SHBA hap kanal të fshehtë komunikimi me rrethin e Raul Castros

Next Post
Takimet sekrete të Rubio me ‘Gaforren’, SHBA hap kanal të fshehtë komunikimi me rrethin e Raul Castros

Takimet sekrete të Rubio me ‘Gaforren’, SHBA hap kanal të fshehtë komunikimi me rrethin e Raul Castros

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.