Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për shëndetin, IKSHPK apelon për kujdes

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2026
in Lajme
0
IKSHPK: Uji i pijshëm i sigurt në shumicën e rajoneve, ndalohet përdorimi në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar për veten dhe për personat më të rrezikuar.

Në një apel publik, IKSHPK rekomandon që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të goditjes nga nxehtësia dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqen simptoma si marramendje, të përziera, konfuzion ose djersitje e tepërt.

Instituti gjithashtu këshillon:

  • Të kontaktoni të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm.
  • Të mos i lini fëmijët vetëm në automjete të parkuara, qoftë edhe për pak minuta.
  • Të kujdeseni për hidratimin dhe të shmangni ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

IKSHPK thekson se kujdesi i ndërsjellë është veçanërisht i rëndësishëm gjatë valëve të të nxehtit, pasi reagimi i shpejtë ndaj shenjave të rrezikut mund të parandalojë pasoja serioze për shëndetin.

Related

Previous Post

Vetëm dy blloqe në prodhim, Kosova po importon mbi 300 MW energji në orë

Next Post

Horoskopi i madh javor: Virgjëreshat mund të bien në dashuri, Shigjetari është i keqorganizuar

Next Post
Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Yjet nga 1 Gushti

Horoskopi i madh javor: Virgjëreshat mund të bien në dashuri, Shigjetari është i keqorganizuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.