Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tre familje marrin lajmin për të zhdukurit e luftës, identifikohen mbetjet e tre viktimave

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2026
in Lajme
0
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tri familje në Kosovë kanë marrë sot konfirmimin për fatin e familjarëve të tyre, të zhdukur me dhunë që nga viti 1999.

Këtë e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu, e cila ka njoftuar se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave janë zhvarrosur në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Sipas Haxhiut, viktimat ishin pjesë e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët, sipas saj, ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999.

“Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjet që kanë marrë konfirmimin për të afërmit e tyre, si dhe me familjet e tjera që ende presin rezultatet e gërmimeve.

Haxhiu ka deklaruar se procesi i kërkimit do të vazhdojë deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur me dhunë dhe që përgjegjësit, sipas saj, të dalin para drejtësisë.

Related

Previous Post

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”

Next Post

Ribashkimi familjar në Slloveni: Sa të ardhura duhen dhe cilat janë kushtet

Next Post
Njoftim për shqiptarët që punojnë në Slloveni: Paga minimale drejt 1,000 euro neto

Ribashkimi familjar në Slloveni: Sa të ardhura duhen dhe cilat janë kushtet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.