Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2026
in Lajme
0
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Hamza ka thënë se gjatë vizitave u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij, duke e cilësuar vendimin e Hagës si “të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar”.

“Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka deklaruar se dhimbjen e familjeve e konsideron si dhimbje të përbashkët dhe ka shprehur krenari për figurat e ish-krerëve të UÇK-së dhe luftën për liri.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka shkruar ai.

Hamza ka thënë se do të vazhdojë angazhimi i përbashkët për atë që ai e cilëson si betejë për drejtësi dhe liri, deri në kthimin në Kosovë të “luftëtarit të fundit të lirisë”.

“Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”, ka përfunduar Hamza.

Related

Previous Post

Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy persona kanë vdekur

Next Post

Tre familje marrin lajmin për të zhdukurit e luftës, identifikohen mbetjet e tre viktimave

Next Post
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Tre familje marrin lajmin për të zhdukurit e luftës, identifikohen mbetjet e tre viktimave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.