Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy persona kanë vdekur

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2026
in Lajme
0
IKSHPK: Uji i pijshëm i sigurt në shumicën e rajoneve, ndalohet përdorimi në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërsa dy persona kanë vdekur gjatë kësaj jave.

Sipas IKSHPK-së, rastet janë konfirmuar gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026 në Laboratorin e Mikrobiologjisë. Pesë nga të infektuarit janë meshkuj dhe dy femra.

Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa të tjerët janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Të gjithë pacientët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tri raste kanë pasur shenja klinike të meningjitit akut, tri meningoencefalit akut, ndërsa një rast është paraqitur me gjendje febrile.

IKSHPK bën të ditur se nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, të cilat janë klasifikuar si sporadike. Vetëm njëri nga shtatë pacientët ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.

Situata në rajon

Sipas të dhënave të ECDC-së, nga fillimi i sezonit të transmetimit në vitin 2026 deri më 10 shtator, në 15 shtete evropiane janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende fqinje me Kosovën.

IKSHPK ka njoftuar se të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat për rritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në Gjakovë, ku janë konfirmuar tri raste, një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike. Aktivitetet në terren janë zhvilluar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë, në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta dhe po vazhdon monitorimi i situatës epidemiologjike.

IKSHPK u ka bërë thirrje komunave, veçanërisht atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Rekomandohet spërkatja e zonave me prani të shtuar të mushkonjave, largimi i mbeturinave dhe sanimi i kanalizimeve të hapura.

Për mbrojtje personale, IKSHPK rekomandon përdorimin e repelentëve kundër mushkonjave, veshjen e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosjen e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme.

Udhëtarëve që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat u rekomandohet që pas kthimit të monitorojnë gjendjen shëndetësore, veçanërisht për temperaturë, dhimbje koke, lodhje, skuqje të lëkurës apo shenja neurologjike.

Në rast të shfaqjes së simptomave, IKSHPK rekomandon kërkimin e menjëhershëm të vlerësimit mjekësor dhe informimin e profesionistit shëndetësor për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave.

Related

Previous Post

Veliaj propozon që katër liderët e UÇK-së të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës: “Tirana s’mund t’ua japë lirinë, por duhet t’i nderojë”

Next Post

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”

Next Post
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi: “Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.