Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump paralajmëron sulme të mëdha ndaj Iranit: “Shikoni çfarë do të ndodhë sot”

Qendra Info by Qendra Info
13/03/2026
in Lajme
0
Trump kthen botën përmbys: Doktrina Monroe ringjallet, Evropa goditet, dhe rendi global hyn në epokën “Amerika e Para”
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar veprime të reja kundër Iranit përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.

Në mesazhin e publikuar mëngjesin e së premtes, Trump përdori një gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian dhe la të kuptohet për zhvillime të mëdha ushtarake gjatë ditës.

“Shikoni çfarë do të ndodhë sot me këta të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet dhe tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata,” shkroi Trump në postimin e tij.

Pretendime për goditje ndaj forcave iraniane

Në të njëjtin mesazh, presidenti amerikan pretendoi se SHBA-ja po godet regjimin iranian në disa drejtime.

Sipas tij, forcat amerikane po e “shkatërrojnë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.

Trump shtoi gjithashtu se marina dhe forcat ajrore iraniane janë neutralizuar dhe se një pjesë e armatimeve, përfshirë raketa dhe dronë, janë shkatërruar, ndërsa udhëheqësit e regjimit – sipas tij – janë zhdukur.

Deklarata vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdon të përshkallëzohet.

Related

Previous Post

Rama pret ambasadoren e SHBA-së në Greqi, mediat greke: Në fokus terminali LNG në Shqipëri

Next Post

Si të përshpejtoni rimëkëmbjen pas goditjes në tru: Bimët dhe suplementet që mund të ndihmojnë

Next Post
Si të përshpejtoni rimëkëmbjen pas goditjes në tru: Bimët dhe suplementet që mund të ndihmojnë

Si të përshpejtoni rimëkëmbjen pas goditjes në tru: Bimët dhe suplementet që mund të ndihmojnë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.