Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vëlla e motër vriten me armë zjarri në Gjilan, i dyshuari dorëzohet në polici

Qendra Info by Qendra Info
09/10/2026
in Lajme
0
Vëlla e motër vriten me armë zjarri në Gjilan, i dyshuari dorëzohet në polici
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona, një grua dhe një burrë, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. I dyshuari për rastin është dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, një grua e moshës së përafërt është dërguar në Spitalin e Gjilanit, por edhe ajo ka ndërruar jetë.

Personi i tretë, i cili është plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në sallën operative dhe më pas pritet të vazhdojë trajtimin në Mjekimin Intensiv.

Dyshohet se viktimat dhe i plagosuri janë familjarë të të dyshuarit

Policia ka bërë të ditur se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston lidhje familjare. Sipas informacioneve të siguruara  në terren, V.R. dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e saj, ndërsa ka plagosur axhën e saj.

Sipas dëshmive të banorëve të fshatit, tre personat ndodheshin në një veturë kur i dyshuari, i cili po lëvizte me një veturë tjetër, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet. Policia ka konfirmuar se i dyshuari është dorëzuar, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

Reagojnë krerët e institucioneve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të hetohet me përkushtim dhe të zbardhen të gjitha rrethanat. Ajo ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke theksuar se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së një njeriu dhe se gratë nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut e dhunës.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shprehur tronditjen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri në Livoç të Ulët.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka kërkuar hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Haxhiu ka bërë thirrje gjithashtu që familjeve të prekura t’u ofrohet mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

Related

Previous Post

Shqipëria drejt BE-së: Dritë jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama flet për investime dhe punësim

Next Post

Serbia ua ndaloi hyrjen në Preshevë delegacionit të Kosovës që erdhi për ngushëllime

Next Post
Serbia ua ndaloi hyrjen në Preshevë delegacionit të Kosovës që erdhi për ngushëllime

Serbia ua ndaloi hyrjen në Preshevë delegacionit të Kosovës që erdhi për ngushëllime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.