Izraeli po përballet me një ngërç politik pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Sipas rezultateve të raportuara deri më tani, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 mandate, ndërsa opozita e udhëhequr nga Gadi Eisenkot 48. Partitë arabe kanë fituar 19 vende në parlamentin me 120 deputetë.
Asnjëri prej blloqeve nuk e ka arritur shumicën prej 61 mandatesh, e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Ende pritet numërimi i votave të mbetura
Pas numërimit të rreth 86 për qind të votave, mbetet të përfundojë numërimi i votave të hedhura përmes sistemit të njohur si “zarfet e dyfishta”. Kjo kategori përfshin kryesisht ushtarët, rezervistët, diplomatët jashtë vendit dhe kategori të tjera votuesish.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të raportuara nga BBC, bëhet fjalë për rreth 430 mijë deri në 480 mijë vota. Numërimi i tyre pritet të përfundojë të enjten pasdite.
Analisti Assaf Shapira, nga Instituti Izraelit për Demokracinë, ka vlerësuar se këto vota mund të favorizojnë bllokun e Netanyahut, pasi historikisht

