Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat, emërimet e reja cenojnë institucionet

Qendra Info by Qendra Info
06/05/2026
in Lajme
0
Tahiri: Kurti po mundohet ta heqë vëmendjen nga përplasja me Osmanin e ta çorientojë opozitën
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë në detyrë, duke akuzuar ekzekutivin se po tejkalon kompetencat ligjore në periudhën e tranzicionit institucional.

Tahiri deklaroi se një qeveri në dorëheqje nuk është thjesht “në pritje”, por funksionon me kompetenca të kufizuara, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Qeverinë.

Sipas tij, neni 31 i këtij ligji e ndalon qeverinë në dorëheqje që të iniciojë procedura të reja për emërime në pozita publike, duke theksuar se ky kufizim vlen edhe për periudhën pas shpërndarjes së Kuvendit deri në formimin e institucioneve të reja.

Ai ngriti shqetësime lidhur me shpalljen e konkurseve për rreth 20 pozita të larta udhëheqëse nga qeveria aktuale, duke e cilësuar këtë veprim si problematik nga aspekti ligjor dhe institucional.

Sipas Tahirit, vendime të tilla krijojnë perceptimin e kapjes së institucioneve në një moment të ndjeshëm politik, kur, sipas tij, vendimmarrja për emërime të rëndësishme duhet t’i lihet qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet.

“Respektimi i ligjit nuk është opsion, është detyrim”, theksoi Tahiri në reagimin e tij publik.

Related

Previous Post

Diaspora shqiptare në Austri pret pagesat e ndihmës familjare, paratë dalin më 8 maj

Next Post

Osmani thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani, votoni dhe ndikoni për Kosovën

Next Post
Osmani thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani, votoni dhe ndikoni për Kosovën

Osmani thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani, votoni dhe ndikoni për Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.