Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën, mesazh i fortë për BE-në: Njiheni pavarësinë dhe zhbllokoni integrimin

Qendra Info by Qendra Info
17/06/2026
in Lajme
0
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën, mesazh i fortë për BE-në: Njiheni pavarësinë dhe zhbllokoni integrimin
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë të qartë raportin për Kosovë, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme për rrugën evropiane të vendit dhe duke përsëritur thirrjen që pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës pa vonesa.

Sipas raportuesit për Kosovën, Riho Terras, raporti u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Në reagimin e tij, Terras theksoi se vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mbeten vendimtarë për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit.

Raporti vlerëson se viti 2025 ka qenë kryesisht i humbur për Kosovën për shkak të ngërçit politik, ndërsa paralajmëron se edhe muajt në vijim mund të sjellin vonesa të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe dështimit për zgjedhjen e presidentit. Eurodeputetët shprehin shqetësim se kjo situatë mund ta penalizojë vendin financiarisht, pasi Kosova rrezikon të humbë mjete të rëndësishme nga Plani i Rritjes i BE-së nëse nuk përmbush kriteret brenda afateve.

Në raport përshëndetet fakti që zgjedhjet e vitit 2025 u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe demokratike, si dhe formimi i institucioneve, por kritikohet mungesa e kompromisit politik për çështjet kyçe shtetërore.

Dokumenti rithekson mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, dhe i bën thirrje Këshillit Evropian të veprojë pa vonesa për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusit të kandidatit sapo të përmbushen kriteret.

Një mesazh i veçantë u adresua edhe pesë vendeve mosnjohëse të BE-së, me kërkesën që të njohin pavarësinë e Kosovës për të mundësuar trajtim të barabartë me vendet e tjera kandidate. Në raport rikujtohet gjithashtu vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu, eurodeputetët kanë mirëpritur deklaratën për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për përballimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e sigurisë në rajon.

Related

Previous Post

NATO ul praninë ushtarake në Kosovë: KFOR pritet të zbresë në 3–3.5 mijë trupa, Rutte: Situata e sigurisë është përmirësuar

Next Post

Zbulohet drafti me 14 pika i marrëveshjes SHBA-Iran: Fundi i luftës, rihapja e Hormuzit dhe 300 miliardë dollarë për Teheranin

Next Post
Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’u japim një mësim agresorëve nëse ndërhyjnë

Zbulohet drafti me 14 pika i marrëveshjes SHBA-Iran: Fundi i luftës, rihapja e Hormuzit dhe 300 miliardë dollarë për Teheranin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.