Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2026
in Lajme
0
“Shtrenjtim deri në 32% nën qeverisjen Kurti: Rriten çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, pas miratimit të projekteve në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, si dhe tre granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili njoftoi se më 7 korrik, Bashkimi Evropian e informoi zyrtarisht Kosovën se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga vendi në vlerë prej 180.5 milionë euro. Projektet do të nisin zbatimin pas miratimit nga Komisioni Evropian, nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Fondet do të mbështesin sektorët prioritarë të zhvillimit të vendit:

  • Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro;
  • Energjia – 34.5 milionë euro;
  • Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro;
  • Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;
  • Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në – 24.7 milionë euro;
  • Sundimi i ligjit – 15 milionë euro.

Sipas Kurtit, rreth gjysma e këtyre fondeve do të investohen në projekte infrastrukturore, ndërsa shumica e tyre do të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.

Përveç fondeve IPA, janë miratuar edhe 25.9 milionë euro përmes WBIF, të destinuara për:

  • asistencë teknike për projektin e Hidrosistemit Ibër-Lepenc;
  • asistencë teknike për segmentin e Autostradës Qafë e Duhlës–Banullë;
  • një grant investues prej 24.3 milionë euro për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Podujevë, në bashkëpunim me BERZH-in.

Kurti falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen, duke theksuar se këto mjete do të shfrytëzohen për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Related

Previous Post

Fronti i ftohtë sjell freski në Kosovë, e enjtja me diell

Next Post

Cakolli paralajmëron: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Next Post
DnV: Dalja në zgjedhje deri në mesditë 12.2%, më pak votim me asistencë krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Cakolli paralajmëron: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.