Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Cakolli paralajmëron: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2026
in Lajme
0
DnV: Dalja në zgjedhje deri në mesditë 12.2%, më pak votim me asistencë krahasuar me zgjedhjet e kaluara
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve të reja mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fund të këtij viti.

Duke folur në emisionin “Click”, Cakolli tha se, sipas afateve ligjore, data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte fundi i muajit nëntor. Megjithatë, ai vlerësoi se çdo vonesë shtesë në procesin institucional mund ta shtyjë këtë afat deri në fund të muajit dhjetor.

“Data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është fundi i muajit nëntor. Nëse e marrim për bazë përvojën e vitit të kaluar, mjafton të ketë një shtyrje me një krizë të sajuar. Mjafton edhe vetë dërgimi i pyetjes nga presidentja apo qeveria në Gjykatë, procesi mund të zvarritet dhe vendi mund të ketë mundësi t’i drejtohet kutive të votimit më 27 dhjetor, që është një opsion që është diskutuar”, deklaroi Cakolli.

Sipas tij, zgjatja e procedurave kushtetuese dhe institucionale mund të ndikojë drejtpërdrejt në afatet për formimin e institucioneve, duke e bërë të mundshëm skenarin e zgjedhjeve të reja në fund të vitit, nëse nuk arrihet një zgjidhje politike.

Related

Previous Post

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Next Post

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik

Next Post
Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.