Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, nafta arrin në 1.63 euro për litër

Qendra Info by Qendra Info
18/07/2026
in Lajme
0
Rriten sërish çmimet e naftës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja tavan të derivateve të naftës, të cilat kanë shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës është rritur në 1.63 euro për litër, nga 1.60 euro sa ishte të premten. Krahasuar me fillimin e javës, rritja është edhe më e theksuar, pasi të hënën një litër naftë tregtohej me 1.56 euro.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila është shtrenjtuar për 2 centë, duke arritur në 1.45 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit (LPG) ka mbetur i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.

Çmimet tavan për 18 korrik 2026

  • Naftë: 1.63 €/litër
  • Benzinë: 1.45 €/litër
  • Gaz (LPG): 0.60 €/litër

Rritja e çmimeve të derivateve vjen në një kohë të tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme. Pas prishjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, SHBA-ja ka njoftuar rikthimin e bllokadës për anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, zhvillim që ka ndikuar në pasigurinë e tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe në luhatjet e çmimit të naftës.

Related

Previous Post

Fillon asfaltimi i rrethit lidhës mes Rrugës A dhe Rrugës B në Prishtinë

Next Post

Lutfi Haziri: Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje në Kosovë

Next Post
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri: Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.