Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrethit që lidh Rrugën A me Rrugën B, një segment i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjeve rrugore në kryeqytet.
“Filloi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B”, ka bërë të ditur Rama përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim më të sigurt dhe më efikas për qytetarët.
Ky projekt është pjesë e investimeve në infrastrukturën urbane të Prishtinës, me fokus në zhvillimin e rrjetit rrugor dhe lehtësimin e trafikut në zonat me ngarkesë të shtuar.

