Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta: “Pini ujë shpesh dhe mos i lini fëmijët në vetura”

Qendra Info by Qendra Info
18/07/2026
in Lajme
0
IKSHPK: Uji i pijshëm i sigurt në shumicën e rajoneve, ndalohet përdorimi në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar rekomandime për qytetarët për mbrojtje nga temperaturat e larta, të cilat mund të paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme.

Sipas IKSHPK-së, më të rrezikuar nga efektet e vapës janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të cilët duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë ditëve me temperatura të larta.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që:

  • të pinë ujë shpesh për të parandaluar dehidratimin;
  • të qëndrojnë sa më shumë në vende të freskëta dhe nën hije;
  • të përdorin veshje të lehta dhe të përshtatshme për temperaturat e larta;
  • të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, sidomos gjatë orëve kur temperaturat janë më të larta;
  • të mos i lënë fëmijët brenda automjeteve, pasi temperatura brenda një veture mund të rritet shpejt dhe të paraqesë rrezik serioz për jetën.

“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. IKSHPK ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj”, thuhet në njoftimin e institutit.

Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se gjatë valëve të nxehtësisë duhet treguar kujdes i shtuar për shenjat e goditjes nga nxehtësia, si marramendja, dobësia, dhimbja e kokës, konfuzioni ose humbja e vetëdijes, dhe në raste të tilla kërkohet ndihmë mjekësore.

Related

Previous Post

Si u krijua trofeu i Kupës së Botës: historia e skulptorit italian që i dha futbollit një nga simbolet më të mëdha 18 korrik 2026

Next Post

Fillon asfaltimi i rrethit lidhës mes Rrugës A dhe Rrugës B në Prishtinë

Next Post
Fillon asfaltimi i rrethit lidhës mes Rrugës A dhe Rrugës B në Prishtinë

Fillon asfaltimi i rrethit lidhës mes Rrugës A dhe Rrugës B në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.