Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj kujton dorëheqjen si kryeministër: Vendimin e mora për Kosovën, jo për veten

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2026
in Lajme
0
Haradinaj: Kurti nuk është më shpresa e Kosovës, por bilanci i një epoke që premtoi shumë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se vendimi ishte marrë për të mbrojtur integritetin e shtetit dhe jo për arsye personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar për intervistim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai tha se kishte vendosur të paraqitej para Gjykatës Speciale si qytetar dhe jo si kryetar i Qeverisë së Kosovës.

“Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie, por si qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, në atë periudhë Kosova po përballej me presion për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ndërsa ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj çdo ideje për ndarje të vendit ose krijimin e një modeli të ngjashëm me “Republika Srpska” në Kosovë.

“Deklarova se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, theksoi ai.

Haradinaj shtoi se qëndrimet e tij të asaj kohe mbeten të pandryshuara edhe sot.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, përfundoi lideri i AAK-së.

Related

Previous Post

Mërgata shqiptare përballet me kolona të gjata në kthim nga pushimet, pritje kilometrike në Kroaci dhe kufij

Next Post

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata në Dheu i Bardhë

Next Post
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës: Pritjet më të gjata në Dheun e Bardhë

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata në Dheu i Bardhë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.