Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ambasada e Kosovës në Zagreb u del në ndihmë mërgimtarëve në Bajakovo, shpërndan ujë dhe pako ushqimore

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2026
in Lajme
0
Ambasada e Kosovës në Zagreb u del në ndihmë mërgimtarëve në Bajakovo, shpërndan ujë dhe pako ushqimore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka ndërmarrë një aksion mbështetës për bashkatdhetarët që po udhëtojnë drejt Kosovës gjatë sezonit veror, duke shpërndarë ujë dhe pako ushqimore në Pikën Kufitare Bajakovo.

Sipas njoftimit të Ambasadës, stafi diplomatik ishte i pranishëm në terren për t’u ofruar ndihmë udhëtarëve, në një kohë kur fluksi në kufi mbetet i lartë.

Edhe pse kolonat e automjeteve janë të gjata, autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se koha e pritjes për kalimin e kufirit është aktualisht rreth 10 deri në 15 minuta. Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po punojnë për të garantuar një qarkullim sa më të shpejtë.

Ambasada sqaron se kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljes (EES – Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe, si rrjedhojë, vonesa të përkohshme në qarkullim.

Në njoftim është shprehur edhe një falënderim i veçantë për Hakif Qenajn, i cili dhuroi pakot ushqimore të shpërndara për udhëtarët.

“Kontributi i tij përfaqëson një akt të çmuar solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Zagreb thekson se do të vazhdojë të monitorojë situatën në pikat kufitare dhe të ofrojë mbështetje për qytetarët e Kosovës sa herë që paraqitet nevoja, duke u uruar të gjithë mërgimtarëve një udhëtim të sigurt dhe të mbarë.

Related

Previous Post

Fitore Pacolli i përgjigjet Hykmete Bajramit: Po dezinformon për Deponinë e Sferkës, përgjegjësia bie mbi KRM “Ambienti”

Next Post

Finalja e Botërorit 2026, publikohen formacionet zyrtare: Pedri mbetet në stol, Argjentina forcon mesfushën

Next Post
Finalja e Botërorit 2026, publikohen formacionet zyrtare: Pedri mbetet në stol, Argjentina forcon mesfushën

Finalja e Botërorit 2026, publikohen formacionet zyrtare: Pedri mbetet në stol, Argjentina forcon mesfushën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.