Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fitore Pacolli i përgjigjet Hykmete Bajramit: Po dezinformon për Deponinë e Sferkës, përgjegjësia bie mbi KRM “Ambienti”

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2026
in Lajme
0
Fitore Pacolli komenton aktgjykimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me gjendjen në Deponinë e Sferkës në Pejë, duke e akuzuar atë për dezinformim dhe keqinterpretim të përgjegjësive institucionale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pacolli tha se Bajrami ka gabuar kur ka pretenduar se deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Sipas tij, Deponia e Sferkës menaxhohet nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, ndërsa KMDK-ja ka pasur vetëm rol këshillues për zbatimin e standardeve të trajtimit të mbeturinave.

“KMDK nuk e menaxhon Deponinë e Sferkës. Atë e menaxhojnë njerëzit e KRM ‘Ambienti'”, shkroi Pacolli.

Ai pretendon se kompania përgjegjëse nuk ka zbatuar rekomandimet për mbulimin e shtresave të mbeturinave me dhe apo materiale të tjera jo të djegshme, gjë që sipas tij ka ndikuar në përkeqësimin e situatës.

Pacolli shtoi se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka shqiptuar një gjobë prej 5 mijë eurosh ndaj KRM “Ambienti” për mosrespektim të standardeve të menaxhimit të deponisë.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe LDK-në, duke e akuzuar se po tenton të shmangë përgjegjësinë politike për gjendjen në deponi.

Pacolli tha se pret që Prokuroria të zhvillojë hetime të plota për rastin dhe të përcaktojë përgjegjësit institucionalë për situatën e krijuar në Deponinë e Sferkës.

Related

Previous Post

Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e Francës, mediat: Nis punën më 1 shtator

Next Post

Ambasada e Kosovës në Zagreb u del në ndihmë mërgimtarëve në Bajakovo, shpërndan ujë dhe pako ushqimore

Next Post
Ambasada e Kosovës në Zagreb u del në ndihmë mërgimtarëve në Bajakovo, shpërndan ujë dhe pako ushqimore

Ambasada e Kosovës në Zagreb u del në ndihmë mërgimtarëve në Bajakovo, shpërndan ujë dhe pako ushqimore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.