Andin Hoti ka njoftuar se ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Ahmet Kryeziun, drejtor ekzekutiv i Save the Children Kosova.
Sipas Hotit, memorandumi synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet edhe fuqizimi i familjeve, ngritja e kapaciteteve të profesionistëve dhe avancimi i gjithëpërfshirjes sociale.
Hoti tha se qëllimi është përmirësimi i shërbimeve dhe arritja e rezultateve konkrete për fëmijët dhe familjet në Kosovë.
“Mbrojtja e fëmijëve dhe fuqizimi i familjeve janë prioritete që po i shndërrojmë në veprime konkrete, përmes politikave, shërbimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme”, ka shkruar Hoti.

