Një person është arrestuar në flagrancë në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, ka njoftuar të hënën Policia e Kosovës.
Sipas policisë, operacioni është realizuar nga njësitet e Stacionit Policor Veriu, të cilat kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.
I arrestuari është identifikuar me inicialet D.K., 37 vjeç.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

