Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AUV mohon publikimin e analizave të qumështit: Rezultatet ende nuk kanë përfunduar

Qendra Info by Qendra Info
07/07/2026
in Lajme
0
AUV mohon publikimin e analizave të qumështit: Rezultatet ende nuk kanë përfunduar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara në disa media, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se janë publikuar rezultatet laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga inspektorët më 2 korrik 2026.

Në reagimin zyrtar, AUV thekson se nuk ka dërguar asnjë email me rezultate të analizave, pasi procesi laboratorik ende nuk ka përfunduar.

“AUV nuk ka përcjellë asnjë email me rezultate, sepse të tilla ende nuk ka. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar,” thuhet në reagim.

Agjencia sqaron se informacionet e publikuara nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të institucionit dhe nuk burojnë nga AUV.

Sipas njoftimit, edhe gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e qumështores “Vita” dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, është bërë e ditur se rezultatet zyrtare do të publikohen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha analizat laboratorike dhe të verifikohen nga autoritetet kompetente.

AUV u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që të mbështeten vetëm në komunikimet zyrtare të institucionit dhe të shmangin publikimin e informacioneve të paverifikuara.

“Rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të mos publikojnë informacione të paverifikuara, të cilat mund të dezinformojnë qytetarët dhe të dëmtojnë besimin në procesin e kontrollit zyrtar,” thuhet në reagimin e AUV-së.

Related

Previous Post

Supremja edhe dy ditë afat për ankesat zgjedhore, certifikimi i rezultateve pritet pas vendimit

Next Post

Netanyahu i kërkon Trumpit të mos e armatosë Turqinë: Kundërshton shitjen e F-35 dhe motorëve luftarakë

Next Post
Izraeli nis sulme diplomatike ndaj aleatëve perëndimorë përpara njohjes së shtetësisë palestineze

Netanyahu i kërkon Trumpit të mos e armatosë Turqinë: Kundërshton shitjen e F-35 dhe motorëve luftarakë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.