Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Donika Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat mbi spastrimin etnik të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
16/07/2026
in Lajme
0
Donika Gërvalla: Duhet përgjigje më e fortë dhe më e koordinuar ndaj dhunës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal ndaj ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, për deklaratat e saj publike lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Përmes një reagimi publik, Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës nuk do të heshtë përballë gjuhës së urrejtjes, nxitjes së përçarjes dhe glorifikimit të spastrimit etnik apo relativizimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas saj, deklaratat që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të konsiderohen si retorikë politike, pasi ato bartin pasoja të rënda historike, juridike dhe njerëzore.

Gërvalla iu referua një interviste të dhënë më 12 korrik 2026 nga ministrja serbe për median Kurir, ku ajo, sipas ministres kosovare, ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur se i ka kërkuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që, në përputhje me kompetencat ligjore, të ndërmarrë veprimet hetimore dhe të procedojë rastin me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga gjykata kompetente.

Në reagimin e saj, Gërvalla rikujtoi se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur mbi 10 mijë civilë shqiptarë të vrarë, 1.565 persona ende të zhdukur, afro një milion qytetarë të dëbuar me forcë, rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale dhe mbi 100 mijë shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara.

Ajo theksoi se në një shtet demokratik si Kosova, përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes duhet të jetë sundimi i ligjit dhe mbrojtja e vlerave kushtetuese, të drejtave të njeriut dhe paqes.

Related

Previous Post

Shaip Kamberi: Ministrja serbe duhet të shkarkohet pas deklaratave që arsyetojnë spastrimin etnik të shqiptarëve

Next Post

Marta Kos: Ministrja serbe s’duhet të qëndrojë në detyrë pas deklaratës për spastrimin etnik në Kosovë

Next Post
Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Marta Kos: Ministrja serbe s’duhet të qëndrojë në detyrë pas deklaratës për spastrimin etnik në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.