E diela në Kosovë do të nisë me mot mjaft të ftohtë, ndërsa në shumë rajone pritet të ketë acar dhe mjegull. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe vranësira lokale, si dhe rritje të temperaturave.
Në mbrëmje, lokalisht pritet të fillojnë reshje shiu në formë të rrebesheve të shkurtra.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 12°C.

