E mërkura në Kosovë do të sjellë ndryshim gradual të motit, ndonëse temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Paraditja pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Gjatë ditës, sidomos pasdite, vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me mundësi për vetëtima dhe bubullima. Gjatë natës, reshjet pritet të intensifikohen në disa zona.
Temperaturat minimale do të luhaten rreth 7°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 20°C.

