Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerjet e rrymës

Qendra Info by Qendra Info
21/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për të mërkurën, më 21 tetor 2026, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, mirëmbajtjes së rrjetit dhe realizimit të projekteve investive.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin disa zona në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë. Orari ndryshon sipas lokacionit dhe llojit të punimeve.

Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve dhe vendet ku do të ketë mungesë të energjisë elektrike.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 07:00–08:00 – Bulevardi Bill Klinton, në trafostacionin Dispeqingu (S-Kek). Arsyeja: Konvertimi i daljes në 20 kV.
  • 08:00–09:00 – Llukar, Makoc, Grashticë, rrugët Tomorri, Bajram Bahtiri, Hasan Remniku dhe Vëllezërit Fazliu. Arsyeja: Lidhja e kabllove 10 kV dhe eliminimi i një pjese të rrjetit me përçues në linjën e Llukarit.
  • 09:30–11:30 – Rruga Bedri Pejani. Arsyeja: Ndërrimi i njehsorëve elektrikë.
  • 09:30–14:00 – Milloshevë, Graç, rruga Sadik Malaj, Babin Most dhe zonat përreth, përfshirë rrugët Bakshi, Nasiet Selimi dhe Mulla Idriz Gjilani. Arsyeja: Ndërrimi i izolatorëve të dëmtuar dhe punimi i lidhjeve të dyfishta.
  • 10:00–15:30 – Zllashë, Radashevc, Mramor-Zllash, Mramor, Marec, Koliq, Keqekollë dhe Grashticë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë dhe intervenime për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Punime në projekte investive

  • 09:00–17:00 – Mili Ajvali. Arsyeja: Shtrirja e kabllos elektrike XOO/0-A 3×95 mm² + 70/8 mm².

Punime nga pala e tretë

  • 09:00–15:30 – Mehmet Kaqurri, rrugët Ismail Dumoshi, Bajram Kelmendi, Zenel Salihu, Rrustem Hyseni, Ibrahim Banushi, Emin Duraku, Hysni Curri, Agim Ramadani, Bulevardi Nëna Terezë dhe Bulevardi Dëshmorët. Arsyeja: Punime sipas projektit elektrik të aprovuar.

Pejë

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 08:30–10:30 – Metaliku-Ukajt, rrugët Maxhun Berisha dhe Elez Geci, përfshirë trafostacionet e Metalikut-Ukajt, Parketarës-Wod Industry dhe Gogaj AG. Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
  • 09:00–15:00 – Rrugët Vëllezërit Topulli, Mbretëresha Teutë, Ahmet Gjikolli 4A dhe Adem Jashari, përfshirë hyrjen B dhe numrin 186. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenime për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
  • 10:00–10:30 – Koshutanë, Shkrel, Dugaivë, Drelaj, Kuqishtë, Leqinë, Neqinat, Pepaj, Bogë, Haxhaj, Stankaj, Reka e Allagës dhe zona të tjera të Rugovës. Arsyeja: Zhvendosja e trafostacionit 10/0.4 kV.
  • 15:30–16:00 – Në të njëjtat zona të Rugovës, përfshirë Koshutanën, Drelajn, Kuqishtën, Bogën, Shkrelin dhe Stankajn. Arsyeja: Vazhdimi i punimeve për zhvendosjen e trafostacionit 10/0.4 kV.

Prizren

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 09:00–17:00 – Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë dhe Blaç. Arsyeja: Ndërrimi i trafostacioneve, ndarëseve dhe shkarkuesve, si dhe punë të tjera elektrike në kuadër të projektit Lot 5.
  • 10:00–15:30 – Retijë, Reti e Poshtme dhe Randobravë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenime për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
  • 10:30–13:00 – Zlipotok, Vranishtë, Restelicë, Orqushë, Mlikë, Lubovishtë, Kukjan, Krushevë dhe Glloboçicë. Arsyeja: Rregullimi i GM-së së trafostacioneve në Kukajan dhe Libevisht.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 09:00–14:30 – Viqë, Sushicë, Gotovushë, Firajë, Drekoc, Brod, Biti e Poshtme dhe Biti e Epërme. Arsyeja: Përmirësimi i problemeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
  • 09:00–14:30 – Gllavicët, Nerodimja e Poshtme, Nerodimja e Epërme, Naim Beka, Manastirc, Jezercë, Besim Rexhepi, Balaj dhe Arsim Bega. Arsyeja: Përmirësimi i problemeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
  • 10:00–11:00 – Suhadoll, Preoc dhe zonat përgjatë magjistraleve Prishtinë–Ferizaj dhe Lipjan–Prishtinë, përfshirë zonën afër QMI-së. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
  • 10:00–15:30 – Zborc, Topillë, Rancë, Raçak, Pjetërshticë, Llanishtë, Karaçicë, Greiçec, Dugë, Devetak, Carralevë, Belincë dhe zona përreth. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë dhe eliminim i defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
  • 11:00–12:00 – Lipjan. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
  • 11:00–12:30 – Udhëkryqi Janjevë–Lipjan, Smallushë, Banullë, Konjuh, Gumnasellë, Graçanicë, Dobratin dhe zona përreth. Arsyeja: Punime sipas projektit elektrik të aprovuar.
  • 12:00–13:00 – Topliçan, Tërrn, Surqinë, Rubofc, Mirash, Kojskë, Cërnillë, Babush i Ri, Babush i Muhaxherëve, Bablak dhe zona përreth. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
  • 13:00–14:00 – Zona e bizneseve në Llapnasellë, përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Punime nga pala e tretë

  • 09:00–14:00 – Rrugët Zylfije Gashi, Tahir Sinani, Skënderbeu, Robert Gajdiku, Qamil Olluri, Mbreti Zog, Ibrahim Rugova, Haxhi Kleçka, Hajredin Bajrami, Gjergj Fishta, Fehmi Agani, E Shqipërisë, Bajram Gashi dhe Avdi Kelmendi, si dhe zona të tjera përreth. Arsyeja: Punime sipas projektit elektrik të aprovuar.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 08:00–14:00 – Vinarc i Epërm, Vinarc, Koshtovë, Gushavc dhe Fushë Ibër. Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve dhe kontrollimi i trafostacionit.
  • 10:00–16:00 – Vojnikë, Turiqevcë, Burojë, Reznik, Rakinicë, Llaushë, Kopiliq i Epërm, Kopiliq i Ulët, Kllodernicë, Klinë e Ulët, Izbicë, Broj, Aqarevë dhe lagje të ndryshme të Llaushës e Burojës. Arsyeja: Vendosja e konzollave 10 kV, energjizimi i një segmenti të linjës së re dhe realizimi i projektit në Llaushë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

  • 10:00–15:30 – Zhub, Vogovë, Raçë, Prush, Moglicë, Minatori, Jahoc, Goden, Firzë, Drenica dhe Brekoc. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenime për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
  • 10:00–15:30 – Ura e Terzive, Smaqi, Ramamat, Pjetërshan, Marmull, Marash, Lipovec, Kushavec, Kusar, Gjakovë, Gërçinë, Dol, Damjan dhe Bistazhin. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Punime në projekte investive

  • 10:00–18:00 – Zhdrell, Zhabel i Vjetër, Zhabel, Shqiponjë, Raskoc, Rashkoc, Qerim, Meqe, Krelan, Doblibare, Gërgoc, Cërmjan, Bordosanë, Bec, Bardhaniq, Vraniq, Trakaniq, Sopot, Palabardh, Osek Pashë, Novosellë e Ulët, Novosellë e Epërme, Mark Malota, Lugbunar, Janosh dhe Bitesh. Arsyeja: Punime në rrjetin elektrik.
  • 13:00–14:00 – Qerim dhe rruga Fehmi Agani. Arsyeja: Punime në rrjet.

Rahovec

  • 09:00–09:30 – Vërmicë, Tërpezë e Poshtme, Shkarashnik, Llozicë, Kijevë, Drenoc, Carrallukë, Balincë dhe zona e Adem Jasharit. Arsyeja: Shkyçja e një konsumatori në rrjetin e tensionit të mesëm 10 kV.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve të planifikuara. Kohëzgjatja e punimeve mund të ndryshojë në varësi të ndërhyrjeve në rrjet dhe kushteve në terren.

Related

Previous Post

E mërkura me mot të ngrohtë, pasdite priten rrebeshe shiu

Next Post

Konjufca – Gjuriqit: Për çfarë të ardhmeje evropiane flet, kur del në fotografi me Radoiçiqin?

Next Post
Konjufca – Gjuriqit: Për çfarë të ardhmeje evropiane flet, kur del në fotografi me Radoiçiqin?

Konjufca – Gjuriqit: Për çfarë të ardhmeje evropiane flet, kur del në fotografi me Radoiçiqin?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.