E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të kthjellët, stabil dhe mjaft të nxehtë veror, me diell gjatë gjithë ditës dhe pa reshje atmosferike.
Për shkak të temperaturave të larta, rekomandohet kujdes i shtuar gjatë orëve të mesditës, veçanërisht për personat e moshuar, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
Temperaturat do të lëvizin nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 34°C gjatë ditës, duke vijuar kushtet tipike të vapës verore.

