Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fermerët e qumështit protestojnë të hënën para Ministrisë së Bujqësisë

Qendra Info by Qendra Info
05/07/2026
in Lajme
0
Fermerët e qumështit protestojnë të hënën para Ministrisë së Bujqësisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët kosovarë të qumështit do të protestojnë të hënën para Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, duke kundërshtuar situatën e krijuar pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët.

Sipas Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, protesta është bërë e pashmangshme për shkak të mungesës së reagimit institucional ndaj problemeve që po përballen prodhuesit vendorë.

Fermerët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore:

  • rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit të freskët;
  • publikimin urgjent të rezultateve të analizave laboratorike për të larguar dyshimet mbi cilësinë e produkteve vendore;
  • ndalimin e importit të qumështit dhe produkteve të qumështit, me qëllim stabilizimin e tregut dhe rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit.

Protesta do të zhvillohet me traktorë, mjete bujqësore dhe cisterna me qumësht. Organizatorët kanë ftuar qytetarët të marrin me vete bidonë, pasi gjatë protestës do të shpërndahet qumësht falas.

Pasojat e rastit “Vita”

Protesta vjen pas pezullimit të përkohshëm të aktivitetit të Vita në Istog, pas një aksioni inspektues të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se vendimi për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit është marrë nga vetë kompania dhe jo nga institucionet, ndërsa kanë kërkuar publikimin sa më të shpejtë të rezultateve të analizave të mostrave të marra gjatë kontrollit.

Ndërkohë, Komisioni për Monitorimin dhe Ndjekjen e Punës së Inspektorëve në AUV ka konstatuar se fabrika “Vita” ka shkelur vendimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, të datës 10 maj 2026, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë zëvendësues në fabrikat për përpunimin e qumështit.

Related

Previous Post

Nismë në LDK për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, kanë nisur mbledhja e nënshkrimeve

Next Post

Maqedonia e Veriut pret analizat e FMN-së dhe Bankës Botërore para vendimit për ndryshimet në sistemin e pensioneve

Next Post
Lajm i mirë për pensionistët që marrin pension nga Gjermania: Nga viti 2026, deri në 2,000 euro fitime në muaj pa taksa

Maqedonia e Veriut pret analizat e FMN-së dhe Bankës Botërore para vendimit për ndryshimet në sistemin e pensioneve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.