Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare, ku mëngjesin e së shtunës situata paraqitet kryesisht e qetë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Pikën Kufitare Hani i Elezit, ku qytetarët presin rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova. Në këtë pikë janë krijuar kolona prej rreth 150 metrash në të dy drejtimet.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Dheu i Bardhë, Merdarë, Jarinjë, Bërnjak, Kullë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Muçibabë, Mutivodë, Glloboqicë dhe Stançiq, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara.
Edhe për automjetet e transportit të mallrave nuk raportohet për pritje apo kolona në asnjërën nga pikat kufitare.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja është përditësuar më 18 korrik 2026, në ora 08:02.

