E hëna në Kosovo pritet të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta tipike verore në të gjithë vendin.
Gjatë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, pa reshje atmosferike, ndërsa vapa do të jetë e theksuar sidomos gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, duke u luhatur nga 13°C në orët e mëngjesit deri në 35°C gjatë ditës.
Autoritetet rekomandojnë kujdes ndaj temperaturave të larta, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Konsumimi i lëngjeve dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta mbeten masat kryesore mbrojtëse.

