Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kandiq ngre alarmin për një varr masiv të fshehur në Serbi

Qendra Info by Qendra Info
06/07/2026
in Lajme
0
Kandiq ngre alarmin për një varr masiv të fshehur në Serbi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse kanë kaluar gati tri dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur mbetet ende i pazbardhur. Familjet vazhdojnë të presin zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, ndërsa dyshimet vazhdojnë se një numër i konsiderueshëm i viktimave ndodhen në varreza masive brenda territorit të Serbisë.

Së fundmi, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka rikthyer në vëmendje dyshimet për ekzistencën e një varri masiv në zonën e njohur si “Livadhet e Fasules” në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kandiq bëri të ditur se që në vitin 2008 kishte informuar ministrin e atëhershëm serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, për dëshminë e një personi që pretendonte se kishte transportuar trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë drejt një baze ushtarake në atë zonë.

Sipas saj, pavarësisht këtij informacioni, autoritetet serbe nuk ndërmorën asnjë veprim dhe nuk dhanë përgjigje për pretendimet e ngritura.

Nga ana tjetër, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kërkon hapjen e arkivave të ushtrisë serbe, duke theksuar se vetëm përmes qasjes në dokumentacionin zyrtar mund të zbardhet fati i personave të zhdukur.

“Edhe 27 vite pas përfundimit të luftës janë mbi 1.600 persona të zhdukur. Duhet të hapen arkivat dhe të ndahen informacionet me institucionet kompetente. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj palëve në dialog që të bashkëpunojnë seriozisht në këtë proces”, ka deklaruar Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur dhe Krimeve të Luftës thonë se “Livadhet e Fasules” nuk është lokacioni i vetëm që ngre dyshime.

Sipas tyre, ekzistojnë të paktën 11 lokacione të dyshuara në Serbi, shumica brenda bazave ushtarake, ku besohet se mund të jenë varrosur viktima të luftës në Kosovë.

“Kam dëgjuar për ‘Livadhet e Fasules’, ku ndodhet një qendër ushtarake stërvitore, por edhe për një lokacion pranë Rashkës, në fshatin Brevenik, si dhe për Prokuplen e vende të tjera. Këto informacione janë përmendur edhe nga ish-eprorë ushtarakë serbë”, ka deklaruar Ahmet Grajqevci, përfaqësues i Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur dhe Krimeve të Luftës.

Zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe identifikimi i varrezave të mundshme masive mbeten ndër kërkesat kryesore të familjarëve të viktimave dhe një nga çështjet më të ndjeshme në procesin e ballafaqimit me krimet e luftës dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Burirmi; RTK.

Related

Previous Post

Botërori 2026: Norvegjia eliminon Brazilin, Anglia kalon në çerekfinale – përballje spektakolare mes dy fituesve

Next Post

Samiti i NATO-s në prag, Rusia godet Kievin: 9 të vrarë dhe 46 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Next Post
Samiti i NATO-s në prag, Rusia godet Kievin: 9 të vrarë dhe 46 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Samiti i NATO-s në prag, Rusia godet Kievin: 9 të vrarë dhe 46 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.